E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Greqia rikthehen masat: Kufizohen lëvizjet nga mesnata deri në mëngjes

Pas njoftimit se do të shpërndajë vaksinat falas për të gjithë qytetarët dhe maska për nxënësit dhe stafin pedagogjik, qeveria greke njoftoi hapjen e shkollave duke nisur nga 7 shtatori.

Lajmi është bërë me dije Ministri Takis Theodorikakos, i cili  njoftoi se tre maska ​​do të ofrohen falas për secilin për mbi 1 milionë student dhe 130,000 mësuesve, pjesë e sistemit arsimor të Greqisë.

Reklamë

Po ashtu Ministri i Brendshëm në Qeverinë përmes një postimi në Twitter deklaron se qeveria greke do të ofrojë  5.2 milion euro për të gjitha bashkite në Greqi, në mënyrë që maskat  të përdoren nga të gjithë qytetarët pa paguar për to.


Përveç hapjes së shkollave jane marrë masa shtesë edhe për frenimin e përhapjes së Covid-19 në këto institucione .

Duke nisur nga shtatori mësimi do në zhvillohet me një numër të reduktuar nxënësish duke garantuar distancën fizike prej 1.5 meter.

Po ashtu, sipas aktit të ri normative i cili është parashikuar që të hyjë në fuqi më 31 gusht, ndalohet qarkullimi nga ora 00.00 deri në 07.00 në 20 zona të vendit, përfshirë Athinën, Kretën, Selanikun, Larisan, Korfuzin, Mikonos, etj.


Akti parashikon edhe ndalimin e marrjes pjesë të më shumë se 50 personave në ceremoni si dasma apo grumbullime të tjera. Në rast shkeljeje, gjobat parashikohen të nisin nga 3 deri më 5 mijë euro. Deri më tani janë shënuar në total 238 viktima dhe 8.138 të infektuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë