E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Greqia regjistron 89 pacientë, katër pacientë nuk dihet nga kush u infektuan

Shkon në 89 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Greqi.

Rastet e reja të orëve të fundit mësohet se janë 5, nga të cilët katër janë persona të afërm të pacienteve të mëparshëm me koronavirus ndërsa një tjetër është rast I vecuar.

Bëhet fjalë për një person që sapo ishte kthyer nga Londra.

Bëhet e ditur se një 66 vjecar i shtruar prej ditësh në spitalin Universitar RIO në Athinë ndodhet në gjëndje kritike tashmë.

Reklamë

Autoritetet greke shqetësim më të madh shohin zbulimin e katërt rasteve pak ditë më parë që ende nuk dihet se nga kush janë infektuar.

Për këto raste nuk është dokumentuar asnjë histori ekspozimi, dhe procesi i hetimit epidemiologjik dhe gjurmimit të kontakteve të tyre është duke vazhduar nga autoritetet shendetësore greke.

Vazhdo të lexosh

Reklamë