Ministria e Punëve të Jashtme greke ka reaguar këtë të dielë në lidhje me vrasjen e 35 vjeçarit grek Kostandinos Kacifas në Shqipëri në forcat RENEA.

 

Në një deklaratë për mediat, minsitria greke shprehet se është i papranueshëm fakti që operacion arriti deri aty sa të humbasë jetën një njeri.

 

Ministria sqaron gjithashtu se është në pritje të sqarimit të ngjarjes nga autoritetet shqiptare.

 

“Autoritetet greke, në kontakt me homologet shqiptare, kanë ndjekur nga afër nga momenti i parë zhvillimin e episodit ne fshatin Bularat, Shqipëri, ku shtetasi grek duket te këtë hapur zjarr me kallashnikov kundër automjet të policisë shqiptare, te cilët kërkonin arrestimin e tij. Pak më parë, u informuam zyrtarisht se nga shkëmbimi i të shtënave me policinë shqiptare, Konstandinos Kacifas ka mbetur i vdekur. Shprehim dhembjen e thellë për vdekjen e homogjenit grek dhe ngushëllime familjes. Në çdo rast, është i papranueshëm fakti që një operacion arriti deri aty sa të humbasim jetë njeriu. Presim nga autoritetet shqiptare sqarimin e plotë te kushteve në të cilat humbi jetën shtetasi grek në fjalë dhe do kryejmë menjëherë veprimet e duhura.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *