Bota
Greqia raporton 15 raste të reja me COVID-19 brenda një dite

A man walks through the empty Monastiraki square, in central Athens on April 9, 2020, as the country remains under lockdown to stop the spread of Covid-19 disease caused by the novel coronavirus. (Photo by Angelos Tzortzinis / AFP) (Photo by ANGELOS TZORTZINIS/AFP via Getty Images)
Greqia raportoi këtë të enjte 1 person që ka humbur jetën dhe 15 raste të reja me koronavirus. Për pasojë, në total numri i viktimave ka arritur në 148 vdekje.
Autoritetet deklaruan se deri më tani regjistrohen 2,678 të prekur me COVID-19.
Ndërkohë, shënohen gjithsej 1,374 të shëruar, ndërsa 33 pacientë ndodhen në gjendje kritike.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shpreson që testimi i popullatës të ulë rrezikun nga pandemia, ndërsa uron që të vendosë disa standarde ndërkombëtare për udhëtimet në të gjitha vendet.
Sipas tij, nëse gjithçka do të funksionojë sipas planit, kreu i qeverisë greke tha se vendi do të mirëpresë turistët e parë në 1 korrik.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




