E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Greqia raporton 140 viktima dhe 2,591 të infektuar me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 15 raste të reja me koronavirus në Greqi, ndërsa ka ndërruar jetë edhe një person.

Në vendin fqinj, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në total në 2,591.

Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të enjte se numri i viktimave në total nga virusi ka shkuar në 140. Ndërkohë, 38 pacientë janë duke u trajtuar nga intubacioni.

Mosha mesatare e viktimave nga COVID-19 është 70 vjeç dhe shumica e tyre vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Vazhdo të lexosh

Reklamë