Greqia për prishjen e ndërtesave në Dhërmi: Po cenohet e drejta e pakicave

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar nëpërmjet një njoftimi për prishjen e pasurive të palueshtshme në Dhërmi, të cilat i përkasin miniroitetit etnik grek në Shqipëri. Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke thuhet se:
“Greqia mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, me kusht që rruga evropiane është angazhimi i këtyre vendeve me standardet evropiane dhe sundimi i ligjit. Shkelja e këtyre parimeve do të thotë se në fakt ky vend nuk dëshiron rrugën evropiane.
Kujtojmë se ndërtimi i shtetit të së drejtës dhe mbrojtja e të drejtave të pakicave, e cila është e lidhur shprehimisht me mbrojtjen e aseteve të të minoriteteve, janë të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave të BE-së si kushte për fillimin e negociatave për anëtarësim.
Për fat të keq, duke shmangur çdo nocion të sundimit të ligjit, autoritetet shqiptare filluan sot në Dhërmi, prishjen e pronave turistike të cilat i përkasin anëtarëve të minoritetit etnik grek. Rrënimi është kryer pavarësisht dispozitave të ligjit shqiptar dhe vendimeve të formës së prerë.
Fakti se prishja ndodhi në mes të sezonit turistik, në kundërshtim me parashikimet ligjore që ndalojnë aktivitete të tilla në këtë periudhë, konfirmon se Shqipëria nuk e ka kuptuar kërkesat e Këshillit të Ministrave të BE-së.
Greqia dhe BE-ja kanë bërë atë kërkesë të qartë evropiane për mbrojtjen e të drejtave të pakicës greke. Progresi në konsolidimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të minoriteteve, duke përfshirë pasurinë, përbëjnë kushte të qarta sipas BE-së për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë”.
Në lidhje me këtë njoftim të Ministrisë së Jashtme Greke ka reaguar dhe Deputeti i Partisë Demokracia e Re Jorgos Kumucakos duke theksuar se kjo politikë ndikon në marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë me Greqinë dhe Bashkimin Europian.
“Politika e diskriminimit dhe sulmet arbitrare administrative të shtetit shqiptar në të drejtat legjitime të minoritetit grek, siç manifestohet në Dhërmi, është e papranueshme “, thotë Shefi i Sektorit për Punë të Jashtme të Partisë Demokracia e Re, deputeti Jorgos Kumotsakos.






