Greqia prezantoi projektin ekonomik për qytetarët dhe bizneset e vogla pas rritjes së çmimeve të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse. Kryeministri Kiriakos Mitsotakis, në mbledhjen e qeverisë, deklaroi se zhvillimet ndërkombëtare kanë ndikuar në mënyrë dramatike në ekonomi dhe për këtë arsye kanë themeluar një fond të posaçëm.

 

KIRIAKOS MITSOTAKIS

KRYEMINISTER I GREQISE

“Për të përballuar krizën është e rëndësishme të krijojmë masa emergjente dhe të menjëhershme. Qeveria është e angazhuar për mbështetjen e bizneseve, familjeve dhe fermerëve. Kjo do të vazhdojë për aq kohë sa të vazhdojë kriza energjetike. Në fakt, në dhjetë ditët në vijim besoj se do të jemi në gjendje te shpallim dhe nisim një program të plotë mbështetjeje shtesë, duke shfrytëzuar burimet kombëtare dhe evropiane”.

 

Ndërkohë, gjatë javës pritet të shpërndahet një mbështetje financiare prej 300 eurosh familjeve me të ardhura të ulëta, kryesisht pensionistëve.

 

“Do të përfitojnë të gjithë ata qe kanë të ardhura të ulëta. Këto vite të krizës ekonomike shkaktuar fillimisht nga Covid-19 e tashmë nga lufta në Ukrainë, kemi qenë pranë qytetarëve me paketa të ndryshme, shpresojmë të përfundojë sa më shpejt kje krizë dhe te rikthehemi në normalitet.”

 

Kreu i qeverisë greke ka paralajmëruar  bizneset që abuzojnë me çmimet se do të përballen me penalitete.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *