Subscribe

Greqia nuk ka mundur te siguroje nje marrëveshje te re për të zhbllokuar këstin e ardhshëm të ndihmës shumë-miliardëshe, pasi bisedimet e ministrave te financave të Eurozonës edhe pse zgjaten per disa ore nuk prodhuan nje rezultat konkret. Kreu i Eurogrupit, Jeroen Djisselbloem tha se kishte ende një hendek të madh mes “asaj që mund të bëhet dhe asaj që duhet të bëhet”.

 

Gjithsesi, shefi i Eurozones tha se palët ishin shumë afër një marrëveshjeje dhe se bisedimet jozyrtare pritet të vazhdojnë deri përpara takimit të ardhshem te Eurogrupit më 15 qershor. Takimi i mbajtur në Bruksel kishte për qëllim të vendoste nëse Greqia kishte bërë sa duhet për të marrë një kredi prej 7.5 miliardë eurosh për lehtësimin e borxhit. Këto para janë jetike për Greqinë, për të shlyer këstin e borxhit në korrik dhe për të siguruar keto fonde grekët kanë ndërmarrë një sërë reformash ekonomike, shoqëruar edhe me masa te tjera shtrënguese te miratuara javen e kaluar ne parlament.

 

Mediat raportojne se FMN dhe Gjermania jane shprehur parimisht dakord per te ndihmuar Greqine ne lehtesimin e borxhit, ndersa rezistence kane bere disa anetare te tjere te Eurozones.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *