E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Greqia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por sot kryediplomati grek viziton Prishtinën

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, do të vizitojë sot Kosovën. Ndonëse Athina zyrtare nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Dendias udhëton drejt Prishtines me qëllimin që gjithsesi dy vendet të vendosin marrëdhenie diplomatike mes tyre.

Kryediplomati grek pritet të takohet me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla,

Reklamë

presidenten e vendit, Vjosa Osmani,kreun e Parlamentit  Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Kjo është hera e dytë që Dendias viziton Kosovën. Në tetor 2020 ai pat takuar në Prishtine, ish kryemininistrin Hoti dhe në atë kohë Presidenten në detyre Vjos Osmani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë