Greqia është future formalisht në fazën e valës së dytë të koronavirusit. Lajmi u konfirmua për prestigjozen britanike “The Guardian” nga një prej eksperteve më të rëndësishëm të sëmundjeve infektive në vend. Pasi regjistroi të dielën numrin më të lartëve të javëve të fundit të personave pozitiv brenda një dite ( 203), Greqia ka arritur një fazë kritike në kapacitetet e saj për të mbajtur të vogel shifren e përhapjes së virusit.

“ Mund të themi që Greqia ka hyrë formalisht në një valë të dytë të epidemisë. Kjo është pika kur mund ta fitojmë apo ta humbim këtë betejë, u shpreh mes të tjerash Gkikas Magiorkinis, profesor i epidemipologjisë në Universitetin e Athinës.

Greqia pati përgjithësisht një menaxhim të mirë të pandemisë mirëpo hapja e detyruar për shkak edhe të lëvizjes së ekonomosë, sidomos sektorit të turizmit, riktheu shifrat problematike me të infektuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *