E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 15 minuta më parë
Bota

Greqia në “luftë” me flakët, presidentja e KE: BE po dërgon ndihma për shuarjen e zjarrit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në platformën X ka reaguar për zjarret në Greqi.

Ajo tha se Be po ofron mbështetje me dy avionë nga Italia dhe një helikopter nga Franca.

“Ne qëndrojmë pranë Greqisë ndërsa lufton me zjarret shkatërruese. BE po dërgon mbështetje nga flota rescEU: dy avionë nga Italia dhe një helikopter nga Franca. Gjithashtu, janë duke u vendosur zjarrfikëse nga Çekia dhe Rumania. Ky është Solidariteti i BE-së në veprim”, tha Ursula von der Leyen. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh