Mëngjes pune me miqtë e Maqedonisë së Veriut. Kështu është quajtur takimi në Bruksel i organizuar me iniciativën e Ministrisë së Jashtme të Greqisë dhe të Rumanisë.

Në këtë takim morën pjesë Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov,

Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn dhe ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ministri i jashtëm I Maqedonisë së Veriut në takim foli për arritjet e vendit të tij me qëllim çeljen e negociatave në qershor të këtij viti si dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

Nga ana tjetër Kryediplomati grek Jorgos Katrugalos theksoi se qëllimi i këtij takimi ishte të përcillet mesazhi se Greqia mbështet perpektivën europiane të vendeve të ballkanit perëndimor, por në varësi të përparimit të secilit vend.

Katrugalos shtoi se Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë hapa pozitivë në lidhje me celëjen e negociatave.

Mëngjesi për miqtë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt përpara Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së në Bruksel ku do të marrin pjesë dhe kryeministri Zoran Zaev dhe zyrtarja e lartë për Bashkimin Europian Federica Mogherini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *