E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Greqia merr dozat e para të vaksinës, të parët vaksinohen presidentja dhe Mistotakis

Në ditën e Krishtlindjes, Greqia mori dozat e para të vaksinës. 9.750 vaksina mbërritën me kamionë frigoriferikë dhe do të ruhet në ambiente të veçanta, në temperaturat -70 gradë Celcius.

 

Ashtu si edhe në vendet e tjera, edhe në Greqi grupet e riskut, stafet mjekësore dhe të moshuarit, do të jenë të parat që do të marrin dozën. Vaksinimet do të nisin në 27 dhjetor, në spitalet e Evangelismos, Sotiria, Attica, Thriasio dhe Asclepieion të Voulas në Athinë.

 

Reklamë

Ky proces do të nisë me presidenten Katerina Sakellaropoulou dhe kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, të cilët do të jenë të parët që do të vaksinohen, për të rritur edhe besueshmërinë. Deri në 30 dhjetor, Greqia pret të marrë edhe 83,850 doza të tjera të Pfizer-BioΝTech.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë