Vëmendja e Greqisë është përqendruar tek takimi i kësaj të hëne i ministrave të Financave të Eurozonës në Bruksel, ku do të vendoset lëvrimi i nje kredie te re dhe lehtësimi i borxhit të vendit. Athina shpreson të marrë këstin prej 7,5 miliard eurosh në kuadër të planit të tretë të shpëtimit të vendit.

 

Shpresat janë edhe për një reduktim të borxhit, një premtim i partnerëve që nga viti 2012, në këmbim të reformave. Javën e kaluar parlamenti miratoi një tjetër paketë masash shtrënguese, të kërkuara nga kreditorët. Ministri i Financave, Tskalotos është optimist se do të ketë një vendim për borxhin. Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ka kërkuar që të mbahet premtimi për reduktimin e borxhit publik, që llogaritet në 318 miliardë euro.

 

Në një analizë të saj, gazeta “Kathimerini” thekson se ka dy skenarë të mundshëm. Së pari, zhvillimi i ekonomisë greke pritet të arrijë në parashikimet e BE-së (2.1% në 2017 dhe 2.5% në vitin 2018), duke llogaritur një zhvillim pozitiv deri në vitin 2060 . Sipas këtij skenari, të mbështetur edhe nga Gjermania, masat e rëna dakord në maj 2016 janë të mjaftueshme për ta kthyer borxhin grek në të qëndrueshëm. Ndërsa sipas një skenari të dytë, që mbështetet nga FMN, Greqia duhet të marrë masa shtese për ta bërë borxhin të qëndrueshëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *