Greqi mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në kufi, ndërsa kryeministri grek Aleksis Cipras shkon me një plan për zgjidhjen e krizës së emigrantëve gjatë samitit që mbahet të hënën në Bruksel. Zyrtari më i larte lokal pranë kufirit greko-maqedonas deklaroi se aktualisht në Idhomeni ndodhen gjithsej 13 mijë refugjatë dhe ky numër është në rritje. Ai tha se Maqedonia duhet të hapë kufijtë dhe se Athina zyrtarë duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Përballë kësaj situate, kryeministri i vendit, Aleksis Cipras, deklaroi se gjatë samit të së hënës në Bruksel do të shpalosë planin e tij me tre pika për zgjidhjen e kësaj krize. Ai tha se së pari Evropa duhet të solidarizohet me problematikën e emigrantëve, e së dyti të merren masa për të frenuar prurjen e tyre nga Turqia drejt Evropës. Nga ana tjetër, sipas Cipras i BE-ja duhet të vendosë sanksione kundrejt shteteve që nuk marrin përgjegjësi dhe nuk përmbushin detyrimet e tyre sa i takon krizës së refugjatëve. Ndërkohë në terren, situata duket vërtetë problematike, ndërsa shteti maqedonas, vijon të mbajë të ngritur gardhin me tela, duke mos lejuar kalimin e emigrantëve. Krahas Maqedonisë, edhe Serbia, Kroacia Austria e Sllovakia kane marre të njëjtën masë. Samiti i emigrantëve që zhvillohet ditën e hënë u parapri nga një angazhim diplomatik të presidentit të Këshillit Evropian Donald Tusk, në vendet që kanë mbyllur kufijtë ne Turqi si dhe nga deklaratat e njëpasnjëshme të kancelares Merkel për përmbushjen e angazhimeve që këto vende kanë ndërmarrë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *