Ministri i Jashtëm grek paraqiti sot në Parlament projektligjin për zgjerimin e territorit ne detin Jon me 12 milje.

 

Parlamenti është thirrur për herë të parë që nga viti 1947, për të votuar për rritjen e sovranotetit territorial te greqise me zgjerimin e zonës bregdetare në Detin Jon deri në Kepin Tenaro në Peloponez.

 

Kryediplomati grek theksoi se Greqia po zbaton te drejten e saj për t’u zgjeruar.

 

“Qeveria i sugjeron delegacionit kombëtar ushtrimin e së drejtës së patjetërsueshme të vendit tonë për të zgjatur territorin në rajonin e Detit Jon dhe deri në Tainaro, nga 6 në 12 milje detare. Ky zgjerim do të rrisë sipërfaqen e sovranitetit kombëtar me 10,079 kilometra katrorë. Dhe nëse dikush merr parasysh hapësirën e krijuar nga mbyllja ligjore e gjireve sipas ligjit ndërkombëtar, ajo tejkalon 13,000 kilometra katrorë.eShtë një nder jashtëzakonisht i madh për mua, në emër të Qeverisë Mitsotakis, t’i propozoj delegacionit kombëtar miratimin e këtij projektligji”, deklaroi Dendias.

 

Projektligji, i cili zgjeron ujerat territorjale te Greqisë nga 6 ne 12 milje, pritet te votohet ne Parlament më 19 janar, 6 dite perpara takimit te konfirmiar mes shefit te diplomacise greke Dendias dhe homologut turk Cavuashuglo, qe pritet te diskutojne mbi ujerat territoriale mes dy shteteve.

 

Ndërsa çështja e kufirit detar me Shqipërinë do të vendoset nga një Gjykatë Ndërkombëtare.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *