E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 40 minuta më parë
Rajoni

Greqia kritika ministrit gjerman: Kujdes me deklaratat!

Ministria e jashtme e Greqisë ka reaguar ashpër pas qëndrimeve të mbajtura nga Ministri i Jashtëm Gjerman, Michael Roth. Në një deklaratë për shtyp, Athina zyrtare “i ka bërë thirrje zyrtarit gjerman të jetë më i kujdesshëm  kur viziton vendet e Ballkanit dhe të shmangë përpjekjet për të dhënë mësime historie e të tregojë respektin e duhur për sensibilitetin e partnerëve të tij evropianë.”

 

Ky qendrim pason deklaratat e zotit Roth i cili tha se Maqedonise i eshte bere prej vitesh nje bllokade per integrimin ne BE dhe NATO nga Greqia fqinje për shkak të emrit të këtij vendi.

 

Reklamë

Gjate vizites se tij ministri Roth shprehu mbështetje për synimet e Maqedonisë në rrugën e integrimit euroatlantik.

 

Ai u takua me anëtarë të kabinetit qeveritar maqedonas të cilët i kanë folur për arritjet dhe reformat që ka në plan qeveria t’i realizojë.

 

Roth tha pas një takimi me ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov se ka vërejtur gatishmërinë e autoriteteve në Shkup për kapërcimin e problemeve me vendet fqinje dhe se për këtë do ta njoftojë qeverinë gjermane.

 

Zoti Roth tha se Maqedonia dikur paraqiste shembull të mirë në rajon, por se besimi i madh u humb në të kaluarën. Ky besim duhet të kthehet, tha ministri gjerman ndërsa shtoi se “kishte përshtypjen se ambienti politik në Maqedoni është në përgjithësi i kontaminuar, se kishte urrjetje dhe armiqësi. Kjo është e papranueshme”, tha z. Roth.

 

Ndërkaq, ministri maqedonas i Punëve të Jashtme, Dimitrov u tha gazetarëve se vendi i tij ndodhet në një fazë të re më të pjekur ku ka përparësi ndërtimi i institucioneve funksionale dhe i mekanizmave të pavarur. Ai foli për një qasje të hapur ndaj vendeve fqinje dhe nevojën e bashkëpunimit aktiv në rajon.

 

Në Shkup qëndroi edhe ministrja e jashtme e Australisë Julie Bishop, e cila ndodhet në një turne nëpër vende të Ballkanit. Edhe zonja Bishop ka theksuar mbështetjen australiane për Maqedoninë në rrugën e integrimeve.

 

Në këtë kuadër, analistët në Shkup vlerësojnë se përkrahja ndërkombëtare, për sa i përket integrimeve euro-atlantike është e sinqertë dhe ajo duhet të shfrytëzohet, por se rezultatet konkrete do të vijnë atëherë kur vendi do të tregojë rezultate lidhur me reformat e kërkuara.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë