Greqia vijon maratonën diplomatike me aleatët e saj gjeostrategjikë si kundërpergjigje  ndaj paktit detar Turqi-Libi . Athina zyrtare është mobilizuar pas ratifikimit nga asambleja kombëtare Turke të memorandumit për delimitimin e zonave detare me Tripolin.

Turqia pretendon një korridor të tërë ne Mesdheun juglindor duke penguar kalimin prej atje të gazsjellësit EAST MED që duan të ndërtojnë Greqia, Izraeli, Qipro dhe Italia. Për këtë arsye këto vende do te nëshkruajne një marrëveshje në date 2 janar në Athinë.

Greqia , Izraeli dhe Qipro synojnë fillimin e ndërtimit të këtij gazjellësi strategjik që do të ndryshojë balancat në gjithë Evropën.

Marrëveshja midis Turqisë dhe qeverisë së Unitetit Kombëtar në Tripoli sa i përket zonave ekskluzive ekonomike është kundërshtuar ashpër nga të gjitha institucionet ndërkombëtare.

Gazsjellësi në fjalë që do jetë më i gjati dhe më i thelli nën det në botë dhe projektin e financuar nga BE e përkrah edhe qeveria amerikane. Vepra energjitike do të ndërtohet rreth 170 kilometra nga bregu jugor i Qipros dhe do të shtrihet në një gjatësi prej 2200 km për të arritur në Otranto të Italisë nëpërmjet Kretës dhe Greqisë kontinentale.

Ajo do të transportojë deri në 20 miliardë metra kub gaz në vit kur nevojat e gazit në Evropë pritet të rriten me 100 miliardë metra kub në vit deri në vitin 2030. Marrëveshja përbën ne vetvete edhe përcaktimin e zonave ekskluzive ekonomike  nga katër shtetet. Mbrëmjen e së shtunës kryeministri grek Mitsotakis ka pasur një bisedë të gjatë telefonike me homologun e tij Izraelit Netanjahu mbi hollësitë e marrëveshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *