Subscribe

Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dhendhias nga foltorja e parlamentit ka folur për herë të parë pas marrjes së detyrës për marrëdhëniet me Shqipërinë.

Sipas Vizion Plus, per kryediplomatin grek, marrëveshja e detit me Shqipërinë e nënshkruar në kohën kur qeveriste partia e tij Demokracia e Re në vitin 2009 nuk ka gjetur ende zbatim.

 

 

NIKOS DHENDHIAS

MINISTER I JASHTEM I GREQISË

 

Nga dy marrëveshjet e rëndësishme të nënshkruara me Shqipërinë në vitin 2009, vetëm njëra filloi të zbatohet, marrëveshja  për ndërtimin e varrezave ushtarake të të rënëve tanë në vitin 1940. Ne presim zbatimin e saj të plotë.

 

Por diplomacia greke edhe me qeverinë e re të Kiriakos Micotakis vijon ta lidhë çeljen e negociatave të Shqipërisë me të drejtat e minoritet grek, si një parakusht, shkruhet me tej ne raportimin e Vizion Plus.

 

 

NIKOS DHENDHIAS

MINISTER I JASHTEM I GREQISË

 

Shqipëria ende nuk ka zbatuar detyrimet e saj në lidhje me pakicat dhe të drejtat pronësore të minoritetit  grek. Për këtë arsye, në kontekstin e hapjes së negociatave të pranimit me Shqipërinë për të cilat BE-ja ka bërë kushtëzim të qartë, ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër përmbushjen nga Shqipëria të 5 prioriteteve kryesore. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër respektimin e të të drejtave të njeriut dhe të të drejtave pasurore të minoritetit.

 

Athina zyrtare pret gjatë mandatit të qeverisjes së re të ketë një rol më të fuqizuar në rajon duke mbështetur anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por me kushtëzime.

 

 

NIKOS DHENDHIAS

MINISTER I JASHTEM I GREQISË

 

Ne mbështesim perspektivën e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke u mbështetur në paqen, sigurinë, stabilitetin, zhvillimin dhe përparimin në rajon. Në të njëjtën kohë, ne theksojmë se rruga drejt BE-së është e lidhur ngushtësisht me kushtëzime, bazuar në ecurinë e vendeve kandidate.

 

Më herët ministri i jashtëm i Greqisë Dhendhias në një letër drejtuar organizatës OMONIA në Shqipëri thekson se të drejtat e minoritarëve në Shqipëri janë prioritet i qeverisë Micotaqis./ Vizion Plus

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *