E premte, 6 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Greqia heq karantinën për shqiptarët

Masat për hyrjen nga Shqipëria drejt Greqisë përmes Kakavijës dhe Kapshticës mbeten të njëjta, deri më 24 maj.

 

Por ambasada e Greqisë në Tiranë njoftoi se me vendimin e fundit të qeverisë, do të hiqet karantina e detyrueshme për personat që hyjnë në shtetin grek.

 

Reklamë

Po ashtu, tashmë do të lejohet të futen në Greqi edhe bashkëshortët e huaj të qytetarëve grekë, duke përdorur pikën kufitare të Kakavijës.

 

“Kalimi në Greqi lejohet pas plotësimit dhe paraqitjes së një formulari të vlefshëm PLF. Kërkohet gjithashtu, paraqitja e një certifikate vaksinimi, ose të një testi negativ PCR, ose të një vërtetimi se personi e ka kaluar sëmundjen e Covid/diagnozë pozitive, nëpërmjet PCR ose rapid test të 2 deri 9 muajve më parë (parashikohet përzgjedhja gjatë plotësimit të PLF). Ju kujtojme se kushtet e mësipërme vlejnë për të gjithë personat që hyjnë në Greqi, përfshirë minorenët mbi pesë vjeç”, njoftoi ambasada greke.

Vazhdo të lexosh

Reklamë