Serbia tashmë ka miratuar protokollin dhe ka hapur kufijtë për shtetasit e huaj.

Të gjithë ata që duan të udhëtojnë në këtë vend, do të duhet të ketë test negativ të korona virusit, jo më i vjetër se 72 orë, dhe vërtetim të lëshuar nga komisioni i përbërë nga disa ministri. 

Në Greqi do të mund të udhëtohet nga 15 qershori pa pasur nevojë për përgjigje të testimit.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut Komisioni për Sëmundje Infektive do të vendos këtë të martë se kur do të hapen kufijtë.

Pritet të miratohet protokolli që qytetarët do të duhet të ndjekin në mënyrë që të jenë në gjendje të dalin ose të hyjnë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *