Bota
Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet me magnitudë 6.3 ka goditur këtë të martë jugun e Kretës.
Lëkundja sizmike është regjistruar në orën 11:24. Epiqendra e tërmetit ishte 23 km në lindje të Zakros, duke shkaktuar panik te banorët e ishullit.
Sipas informacioneve nga Instituti Gjeodinamik, thellësia fokale vlerësohet në 8 km.
Përveç Kretës, tërmeti u ndje në Rodos dhe ishuj të tjerë të Egjeut, por edhe në Atikë.
Reklamë
Sipas te dhenave nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ishte shumë i fortë dhe zgjati disa sekonda.
Ende nuk ka te dhena konkrete mbi deme te mundshme materiale apo te lenduar.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




