E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Greqia feston 200 vjet pavarësi

Greqia feston sot 200-vjetorin e pavarësisë së saj nga perandoria Osmane,e cila u fitua me revolucionin e 25 Marsit 1821.

 

Reklamë

Festimet nisen me një ceremoni me 21 të shtëna armësh nga ushtaret dhe ngritjen e flamurit grek në Akropol ku të pranishëm ishin presidentja Katerina Sakelaropoulou dhe kryeministri, Kyriakos Mitsotakis.

 

Presidentja greke dhe përfaqësuesit e Britanisë së Madhe, Francës dhe Rusisë, vendosën kurora me lule tek Varri i Ushtarit të Panjohur përpara Parlamentit. Në ceremoni ra në sy prania e princit britanik, Charles, si dhe bashkëshortes së tij Camilla.

 

Në sheshin pranë parlamentit , trupat me veshje tradicionale zhvilluan  një paradë ndërsa qielli u mbush me fluturimin e avionëve luftarake te shteteve te bashkuara dhe Francës.

 

Por ndryshe nga vitet e kaluara, festa u zhvillua në rrugë të zbrazëta për shkak të situatës e krijuar nga pandemia.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë