E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Greqia e “mbytur” nga emigrantët, Shqipëria vend i sigurtë

Kriza humanitare në ishujt grekë është kthyer në një shqetësim serioz ndërsa emigrantët vijojnë të dynden edhe përtej kapacitetit.

Më shumë se 100 anëtarë të Parlamentit Europian i janë drejtuar me një letër të përbashkët Këshillit të Drejtësisë dhe ministrave të brendshëm të BE që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për t’i dhënë fund krizës.

Në ishujt Grekë jetojnë më shumë se 46,000 refugjatë në kampe kur kapaciteti i përgjithshëm nuk duhet te kaloje 8,000 persona.

Në letrën e nënshkruar nga 105 eurodeputetë që i përkasin pesë grupeve politike, thuhet se migrantët po jetojnë në kushte të mjerueshme dhe të pasigurta, duke mos pasur qasje në kujdesin mjekësor, dhe nevojat e tjera bazë siç është ushqimi.

Ndërkohë, qeveria greke publikoi një vendim ne te cilin listohen 12 vende që konsiderohen të sigurta për kthimin e azilkërkuesve. Vendimi, i nënshkruar nga Ministri i Jashtëm Nikos Dendias dhe Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve Michalis Chrysochoidis, rendit edhe Shqipërinë mes vendeve si Gana, Senegal, Togo etj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë