E martë, 29 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Greqia e Italia “vulosin” detin/ Firmoset marrëveshja për kufirin ujor pas 40 vjetësh

Greqia dhe Italia nenshkruan ne Athinë kete te marte marrëveshjen për përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike mes dy vendeve. Dy kryediplomatet Nikos  Dhendias dhe  Luigi Di Maio  e quajten paktin nje moment historik.

Reklamë

Pakti për delimitimin e zonave detare midis dy vendeve arrihet pas me shume se 40 vitesh, duke percaktuar keshtu perfundimisht vijen bregdetare. Marreveshja mbeti e paperfunduar ne vitin 1977 dhe nenshkrimi i saj  përcakton zonën ekskluzive ekonomike 12 milje mes dy vendeve, por pëcakton edhe të drejtat nenujore per shfrytëzimit e burimeve te gazit dhe  naftës ne detin Jon.

NIKOS DHENDHIAS

MINISTER I JASHTEM I GREQISE

Nenshkruam nje marreveshje historike per interesat kombetare te greqise.gjithashtu percaktohet dhe vija e mesme e kufirit detar. Sot eshte nje dite historike.  kjo marreveshje do te sherbeje  ne vijimesi per percaktimin e e zonave detare edhe me vende fqinje, sipas te drejtes detare dhe te drejtes nderkombetare. diskutuam me mikun italian integrimin e vendeve te be, i mbeshtesim plotesisht.

Edhe homologu italian e quajti nje marreveshje historike. Di Maio foli gjate konferences edhe per integrimin e Shqiperise ne BE.

LUIGI DI MAIO

MINISTER I JASHTEM I ITALISE

Mbeshtesim proceduren e anetaresimit te vendeve te Ballkanit, zgjerimin e Bashkimit Europian si dhe vendimin e nisjes se bisedimeve te Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut me Bashkimin Europian.  Negociatat me keto vende jane te nje rendesie historike. Jam i lumtur per arritjen e marreveshjes se sotme. Kjo marreveshje sjell me afer dy vendet tona, pasi ruajme te drejten u shtrimit te sovranitetit te te dyja vendeve.

Sipas qeverise greke nenshkrimi do te sherbeje si nje precedent pozitiv per marreveshjen e detit Shqiperi-Greqi  per  përcaktimin e hapësirës detare mes dy vendeve e cila do të shtrihet në 12 milje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë