E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Greqia, e gjunjëzuar nga zjarret/ Mijëra njerëz largohen nga shtëpitë e tyre

Mijëra njerëz janë larguar nga banesat e tyre në veri të Athinës, pasi zjarri përfshiu edhe zonat e banuara.

Banorët u larguan nga shtëpitë e tyre me makina dhe motoçikleta, duke iu drejtuar kryeqytetit.

Flakët gjithashtu “mbërthyen” edhe pjesë të tjera të Greqisë, duke shkaktuar evakuime në një zonë bregdetare të rajonit jugor të Peloponezit, si dhe në ishujt Evia dhe Kos, thanë autoritetet.

Zjarri tashmë ka dëmtuar një transmetues të energjisë elektrike 400 kilovat, duke shkaktuar luhatje të tensionit në Athinë dhe ndërprerje të energjisë në disa pjesë të kryeqytetit. Një pjesë e autostradës Athinë-Lamia është mbyllur gjithashtu për arsye sigurie.

Reklamë

Greqia po kalon një nga valët e të nxehtit më të vështira në 30 vite, me temperatura që kapërcyen të hënën vlerën 45 gradë Celsius.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë