Nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit për paktin detar mes Turqisë dhe Libisë ka vënë në alarm Greqinë.
Ish Ministrja e jashtme greke e cila nënshkroi marrëveshjen e detit ne vitin 2009 me homologun e saj Shqiptare të asaj kohe Lulzim Basha kritikon politiken vendit te saj per dobesi.
Dora Bakojani kerkon qe marrveshja e detit mes Tiranes dhe Athines të përfundohet sa më shpejt, pasi sipas saj koha nuk pret, raporton Vizion Plus.
DORA BAKOJANIS
ISH-MINISTRE E JASHTME E GREQISE
Greqia mund të ushtrojë të drejtën e saj për të zgjatur zonën e saj bregdetare në 12 milje. Dhe keto nuk jane mesazhe per askend qe te krijoje mendime te tjera per te drejtat tona diku tjeter. Mendoj se me shqiperine mund te jepet nje mesazh i qarte, politika jone tregon dobesi ne keto momente. Duhet te behen veprime konkrete, 12 milje me Shqiperine, 12 milje tani. Koha nuk eshte ne avantazhin tone.
Ish ministrja e jashtme kembengul se mbyllja e ceshtjeve te mbetura pezull mes Greqise dhe Shiperise do te forcoje pozitat e vendit te saj ne mesdhe.
Greqia duhet të shfrytëzojë mundësitë që paraqiten aktualisht dhe të përpiqet të përfundojë marrëveshjet e demarkacionit të zonës ekskluzive ekonomike me Shqipërinë, Egjiptin dhe Italinë.Nuk mund te perparojme ne keto momente as ne marreveshjen perfundimtare detare me egjiptin. Pas zhvillimeve të vitit 2009 dhe tërheqjes së Tiranës, me anulimin e marrëveshjes së demarkacionit të Zonës ekskluzive ekonomike me Shqipërinë, vrimat e zeza të demarkacionit duhet të jenë të mbyllura në perëndim dhe jug.
Bakojani e konsideron veton e francës për negociatat me shqipërinë një shans për diplomacinë greke për të arritur qëllimet e saj, shton me tej Vizion Plus ne raportimin e vet.
Vendimi i Francës për të bllokuar perspektivën e pranimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë për momentin i jep Greqisë një mundësi shtesë për marrëdhëniet e saj me Shqipërinë.
Sipas deputetes greke Greqia duhet të përshtatet në situatën e re dhe ti referohet precedenteve te meparshem per percaktimin e kufijeve detare./ Gerta Banushi







SHkoni e kerkoni te plaku I vicidolit,e te ai karapushti I plakut lul shkerdhata,kerkoni parate qe ju keni dhene,ose placken e premtuar.Qajeni ate marrveshje deti eshte pjese e SHqiprise.Shkoni e merrni shpine e token e qe ka plaku ne vicidol a lul pushtit merrni shpine ne Hodhande.Kjo eshte zgjidhja me e mira per te deshperuarit e greqise.
Ne radh te par si nuk I vjen turp Zonjes Bakojani ish familjaret e saj u diskriminuan nga regjimi Grek aty dhe femi maskruan.
Politika Greke nder vite ka mohuar realitetin Greqia nuk ka vetem Grek as nuk ka per te pasur kurr,ka nje politik frukacske qe qysh nga pavarsia e vet akoma mohon rracen e popullit vet
Politikes Greke i ka ngelur pushka varur pa fishek.
Shkoni beni ADN e popullit tuaj
Besoi qe nuk ka shtet ne bot tu besoi propgandes tuaj
Fatkeqesia me e madhe esht politika shqipetare esht trathetare ndaj popullit vet keta politikan qe shiten Detin sot jan prap aty bejn politik te pist mashtrojn Shqipetaret
Turp te ken ata politikan qe perfitojn ne kurriz te popullit Shqipetar