Rajoni
Greqia dhe Turqia janë gati të nisin bisedimet

Ilustrim · Vizion Plus
Greqia dhe Turqia janë në prag të nisjes së bisedimeve për të zgjidhur mosmarrëveshjet mbi të drejtat për të shfrytëzuar depozitat e mundshme të gazit natyror në det të hapur në Mesdheun Lindor.
Sipas zëdhënësit të qeverisë greke, Stelios Petsas, tani marrëdhëniet nuk janë më aq të tensionuara dhe duket se është përgatitur terreni për dialog.
“Ne jemi afër fillimit të dialogut. Do të ket ënjë njoftim se kur do të nisë, por atmosfera është e mirë.”
Petsas konfirmoi gjithashtu se sekretari i shtetit Mike Pompeo pritet të vizitojë Greqinë për një takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis për të diskutuar për krizën.




