Subscribe

Festa kombëtare e Greqisë është përkujtuar këtë të hënë edhe në Shqipëri.

Dhjetëra qytetarë grekë u mblodhën në një ceremoni përkujtimore në varrezat e ushtarëve në Këlcyrë e Bularat.

 

Të pranishëm në cermonin  prane memorialit te ushtareve te rene në Shqipëri gjatë luftës italo- greke ishin ambasadorja  në Tiranë Sofia Filipidu dhe Zëvendësministri i Jashtëm grek Andonis Dhiamataris.

 

Rreth 200 shtetas greke ishin ne varrezat e Këlcyrës ku policia mori masa per mbarevajtjen e cermonise. Te rennet e luftes u nderuan edhe  në Bularat në Dropull ku ndodhet një tjetër memorial.

 

Ministria e jashtme greke njoftoi ditë më parë se ceremonia do të ketë vetëm karakter përkujtimor. Kjo pasi nje vit me pare ekstremistri minoritar Kostandinos Kacifa hapi zjarr dhe më pas u vra nga forcat special te policise shqiptare.

 

Ceremonia e përvitshme organizohet çdo 28 tetor për të përkujtuar ditën kur kryeministri i kohës Joanis Metaksas i tha “Jo” ultimatumit të Italisë për të hyrë pa rezistencë në tokën greke nëpërmjet kufirit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *