Subscribe

Kur bëhet fjalë për të përfituar miliarda euro nga Gjermania, qeveria dhe opozita në Greqi bëhen bashkë. Parlamenti grek votoi fillimin e një fushate diplomatike për të bindur Gjermaninë të paguajë miliarda euro dëmshpërblim për okupimin nazist gjate Luftës se Dytë Botërore.

 

Të gjitha qeveritë në Greqi kanë thënë se Gjermania duhet të japë para, por votimi i së mërkurës ne mbrëmje është hapi i parë ligjor.

 

Kërkesa, e cila vjen përpara zgjedhjeve kombëtare në tetor, i bën thirrje qeverisë të marrë çdo veprim të duhur ligjor dhe diplomatik për të përmbushur kërkesat e Greqisë.

 

 Ky pretendim është detyra jonë historike dhe morale. Për të ndërtuar një të ardhme më të mirë ne duhet të mbyllim rastet e hapura të së kaluarës dhe Gjermania duhet të bëjë të njëjtën gjë. Qeveria greke synon të përsërisë pretendimet e patjetërsueshme që dalin nga pushtimi nazist.

 

Tsipras vuri në dukje se qeveria është e vendosur të këmbëngulë për këtë çështje, ndërsa u shpreh optimist se qeveria gjermane do të reagojë.

 

Greqia vlerëson se dëmi i shkaktuar nga pushtimi nazist arrin në rreth 270 miliardë euro, ndonëse propozimi i së mërkurës, mbështetur nga koalicioni qeverisës dhe ligjvënësit e opozitës, nuk përmendte asnjë shifër.

 

Rezoluta e miratuar ka për qëllim të përmbushë  plotësisht të gjitha pretendimet e Shtetit Grek, të cilat kanë të bëjnë me kompensimin për viktimat dhe të afërmit e viktimave të krimeve të luftës, si dhe kthimin e  thesareve dhe objekteve arkeologjike.

 

Gjermania në të kaluarën ka kërkuar falje për krimet e periudhës naziste, dhe i ka paguar Athinës si dëmshpërblim shumën prej 115 milionë markash në vitin 1960 dhe e konsideron çështjen të mbyllur ligjërisht dhe politikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *