Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mistotakis tregoi këtë të shtunë sesi do të sigurohet vaksina për qytetarët dhe si do të vaksinohen. Mitsotakis tha se në Greqi do të ketë 1,018 qendra vaksinimi.
Ai theksoi se në të njëjtën kohë është e rëndësishme të ruhet vigjilenca dhe përqendrimi tek sistemi shëndetor sepse pandemia vijon dhe nuk ka kohë për relaksim.
Për këtë arsye, fushata e informimit publik u gjykua e nevojshme nga Mistotakis për të forcuar besimin në shkencë dhe për të bindur ata që duken skeptikë në lidhje me sigurinë e vaksinës.

Gjatë një takimi, u theksua gjithashtu se kontributi i komunitetit mjekësor do të jetë vendimtar në këtë fushë. Përveç kësaj, takimi përgatitor do të mbahet rregullisht në mënyrë që gjithçka të jetë gati dhe vaksinimi të fillojë menjëherë pas marrjes së vaksinave. Ato pritet të mbërrijnë në janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *