E shtunë, 19 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Greqia bëhet gati për hapjen/ Maqedonia e Veriut edhe 30 ditë në izolim

Ilustrim · Vizion Plus

Ne Greqi qeveria është duke punuar  per një plan strategjik për kalimin gradual në normalitet dhe lirimin e masave shtrenguese per shkak te Covid 19. Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas, gjatë konferencës per shtyp, theksoi se  masat kufizuese janë të vlefshme deri më 27 prill.

STELIOS PETSAS

ZEDHENES I QEVERISE GREKE

Qeveria po punon për një plan strategjik për një kalim gradual në normalitet, duke marrë parasysh të dhënat epidemiologjike dhe rekomandimet e ekspertëve. Ne qëndrojmë në shtëpi, qe te dalim fitues,  por  në çdo rast kalimi në normalitet do të jetë gradual dhe i qëndrueshëm. Nuk do të jetë nje veprim automatik.

Nderkohe ne Maqedonine e Veriut gjendje e jashtëzakonshme 30-ditore u shpall në 18 mars dhe meqenese po afron data e perfundimit te afatit,  Presidenti stevo Pendarovski  ka mbledhur keshillin e sigurise ku u vendos  zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 30 ditë të tjera.

Por kryeministri oliver spasovski, minisistri i shendetesise venko filipce dhe Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani nuk kane marre pjese ne mbledhje. Ky vendim erdhi menjëherë pas konfirmimit se kreu i Komunës së Kumanovës ka rezultuar pozitiv me Covid-19, te cilin ata e kishin takuar nje dite me pare.

Te tre politikanet u vetizoluan ne banese per 14 dite.  Gjithsej 974 persona me Covid-19 janë identifikuar deri më tani. 

Ne Kosove ka shkuar ne 10 numri i të vdekurve nga koronavirusi. Një grua 73-vjeçare nga Peja ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Prishtinë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pacientja vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese. Deri më tani Kosova ka 423 raste të konfirmuara me koronavirus.



Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh