Subscribe

Zëvendësminisistri i jashtëm grek Jorgos Katrugalos  ka lëshur mesazhe të ashpra drejtuar Shqipërisë në lidhje me pronat e minoretit grek në Shqiperi. Në një letër drejtuar parlamentit ai ka informuar legjislativin në lidhje me shkeljen e të drejtave sipas tij të minoritetit grek në Shqipëri, veçanërisht ato qe lidhen me pronen.

 

 

JORGOS KATRUGALOS

ZËVENDËSMINISTËR I JASHTËM I GREQISË

 

Sa për Shqipërinë, kujtoj marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat duke promovuar dhe  kushtet e minoritarëve tanë në Shqipëri, për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetit në të dy vendet si dhe në rajon. Por promovimi i marrëdhënieve dypalëshe kërkon vullnet të ndërsjelltë. Nga ana jonë ne e monitorojnë nga afër respektimin e plotë të parimit të fqinjësisë së mirë nga autoritetet shqiptare si kusht  për anëtarësimin e këtij vendi në Bashkimin Europian.

 

 

Në lidhje me shqetësimin e greqisë katrugalos thekson se ka informuar dhe zyrtarët e Bashkimit Europian.

 

 

Unë i kam dërguar letra Zyrtares së lartë të Bashkimit Evropian, Federica  Mogerini dhe Komisionerit për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Johannes Hahn, të cilëve u theksova seriozitetin dhe kritikën e tyre për situatën si dhe nevojën që pala shqiptare të tërheqë këto nisma legjislative.

 

 

Në letër thuhes se “Greqia si një lider në Evropën Juglindore dhe shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s, tregon vetëpërmbajtje dhe se vepron me maturi për përmirësimin e marrëdhënieve.

 

Nderkohe organizata OMONOIA e Himarës me anë të një deklarata ka bërë të ditur se ditën e hënë do të zhvillohet një protestë per pronat.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *