Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar nga zyrtarët e policisë greke dhe atyre shqiptare.

 

Gjtaë këtij operacioni sipas mediave greke janë gjetur dhe sekuestruar 45 kg kokainë e fshehur në dy kontenierë në portin e Pireut e cila kishte destinacion Durrësin.

 

Sipas CNN grek, oficerët në Pire ndoqën dy kontenierët dhe kontaktuan me autoritetet shqiptare që t’i linin ato të kalonin për të mos ngjallur dyshime.

 

Më pas dy kontenierët u lëshuan nga Dogana, të ngarkuar në një anije të lidhur për Durrësin më 14/09/2019, të shkarkuar në 17/09/2019 dhe u vendosën nën mbikëqyrje nga autoritetet shqiptare.

 

Sipas autoriteteve shqiptare më datë 20/09/2019, tre persona iu afruan kontejnerit në zonën e lirë të Durrësit dhe kur kuptuan se po monitoroheshin ata u përpoqën të shpëtonin. Personat janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar dhe të tjerët janë në kërkim.

 

Ndërkohë më pas më 24 shtator autoritetet shqiptare kanë njoftuar departamentin e Zyrës Doganore, se të paktën katër persona janë të përfshirë në këtë çështje dhe se çështja po vazhdon.

 

Ndërkohë që kontenieri i dytë mbetet nën vëzhgim në portin e Durrësit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *