E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Greqi/ Vajza e mitur akuzon 19 vjeçarin shqiptar për përdhunim

Mediat në Greqi raportuan arrestimin e një të riu shqiptar I cilim akuzohet për përdhunimin e një vajze të mitur greke.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur në një zonë të ishullit të Kretës.

19 vjecari shqiptar dhe vajza greke janë njohur në shkollë, të paktën sipas pretendimit të së miturës.

I riu shqiptar që  jetonte dhe punonte në Greqi është arrestuar dhe duhet të provojë të kundërtën e pretendimit të vajzës greke.

Reklamë

Ai ka deklaruar paraprakisht në polici se marrëdhenia seksuale ka ndodhur me dëshirën e vajzës e cila është 2-3 vjet më e vogël.

Vazhdo të lexosh

Reklamë