Greqia dhe Turqia kanë vendosur të përmirësojnë marrëdhëniet mes tyre dhe të ndërtojnë një axhendë pozitive bashkëpunimi në të ardhmen. Kështu janë shprehur kryediplomatët e këtyre vendeve në takimin e zhvilluar në Ankara.

 

“Turqia do të ruajë të drejtat e saj për shelfin kontinental. Në lidhje me Qipron, ne duam një zgjidhje që mund ta pranojnë të dyja palët. Mjafton të kemi vullneti për të vazhduar. Ne jemi të gatshëm për çdo lloj bashkëpunimi në Mesdhe. Duhet të tejkalojmë së bashku provokimet me të cilat po përballemi dhe të vlerësojmë së bashku shanset që kemi në rajon.”

 

Ndërsa ministri i jashtëm grek Jorgos Katrugalos nënvizoi se shpreson të nisë një fazë e re mirëkuptimi me uljen e tensioneve.

 

“Greqia dhe Turqia mund të japin shembullin e ekzistencës paqësore, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare. Turqia ka të drejtat e saj në Mesdheu Lindor, të cilat ia siguron e drejta detare.  Shpresojmë të nisë një periudhë e re mirëkuptimi mes shteteve tona dhe të ulen tensionet. Çështja e Qipros mbi të gjitha është çështje e të drejtës ndërkombëtare.”

 

Më herët shefi i diplomacisë greke në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve Anadolu iu referua dhe të drejtës së Athinës për të zgjeruar ujërat detare deri në 12 milje me Italinë dhe Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *