Subscribe

Situata ne Greqi duket se nuk është e qete pas marrëveshjes se arritur mes Athinës dhe Shkupit per çështjen e emrit e ri te Maqedonisë.

 

Prej orësh vazhdon seanca e mocionit te mosbesimit qe ka dorëzuar kreu i opozitës konservatore Kyriakos Mitsotakis ndaj qeverise se Aleksis Tsipras. Por deklarate me e ashpër ka ardhur nga deputeti neonazist i Agimit te Arte Konstandinos Barbarusis qe ka bere thirrje per grusht shteti, duke kërkuar qe ushtria te arrestoje Presidentin e Republikës se Greqisë dhe kryeministrin e vendit.

 

Por menjëherë ka ndërhyre kryetari i parlamentit, duke e ndërprere fjalën e tij. Ashpër ka reaguar dhe ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos, qe ka kërkuar nga drejtësia greke arrestimin jo vetëm te deputetit te Agimit te Arte, por edhe te atyre qe e mbështesin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *