E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Greqi/ Shqiptari kërcënon me hanxhar ish-gruan dhe vajzën e tij

Një 46-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga e policisë greke, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje. Mediat greke shkruajnë se shqiptari u arrestua në orët e para të mëngjesit në qendër të Heraklios.

 

Ai u prangos, pas denoncimit të ish-bashkëshortes së tij. Kjo e fundit rrëfeu se 46-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i kishte shkuar në shtëpi duke e kërcënuar me një hanxhar.

 

Policia greke bëri të mundur arrestimin e shqiptarit, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjet edhe hanxhari me të cilin shqiptari sulmoi verbalisht ish-gruan dhe vajzën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë