Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë mbrëmjen e të mërkurës në Athinë.

 

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë I ditur, u ekzekututa brenda në ambientet e një lokali në rrugën “Kriti” rreth orës 22:40 të mbërmjes.

 

Sipas mediave greke, shqiptari ishte duke pirë kafe kur pranë tij është afruar një person dhe e ka qëlluar me armë zjarri në kokë.

 

Si pasojë e plumbit të marrë në kokë, shtetasi shqiptar ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa nuk ka asnjë të dhënë rreth autorit të krimit, I cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

 

Me vrasjen e mbrëmshme ka shkuar në pesë numri i shqiptarëve të vrarë në Greqi gjatë javëve e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *