E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Greqi, rëndohet bilanci i tragjedisë

Numri i viktimave nga zjarret e javës së shkuar në Greqi pritet te shkoje ne 100. Tashmë 80 viktima janë identifikuar nga tragjedia në Atikën Lindore. Prej tyre 76 u identifikuan në morg dhe katër humbën jetën në spital. Ndërkohë në morg kanë mbetur pa u identifikuar dhe 11 trupa të tjerë, për të cilët procesi është shumë i vështirë. Sipas të afërmve mbeten ende tetë persona të zhdukur, por shpresat per gjetjen e tyre zbehen dita ditës.

 

Shumica vdiqën si rezultat i zjarrit, ndërsa disa u mbytën në det pasi ikën nga fatkeqësia. Zjarri që shkatërroi Greqinë javën e kaluar u klasifikua si më vdekjeprurësi në Evropë që nga viti 1900.

 

Reklamë

Autoritetet greke dyshojnë se zjarrvënia mund të ketë qene shkaku dhe qeveria është kritikuar lidhur me mungesën e përgatitjes për sezonin e verës.

 

Ndërkohë faqja zyrtare e internetit e qeverisë greke është sulmuar nga hakerat Anonymous Greece, duke  e nxjerrë atë jashtë funksionit. Sulmi është bere ne shenje  hakmarrje për tragjedinë në Mati.

Vazhdo të lexosh

Reklamë