E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Greqi, përleshje të dhunshme me forcat e policisë

ATHENS, GREECE - MAY 18: Protesters, including workers from public and private sectors, stage a protest led by unions against government's austerity policy agreement at Syntagma Square in Athens, Greece on May 18, 2017. (Photo by Ayhan Mehmet/Anadolu Agency/Getty Images)

Parlamenti grek ka votuar paketën e masave të reja shtrënguese, duke hapur në këtë mënyrë rrugën për çlirimin fondeve të akorduara nga kreditorët ndërkombëtarë. Paketa mori votat e 153 deputetëve të koalicionit qeveritar, ndersa opozita ne bllok votoi kunder. Procesi i votimit përfundoi afër mesnatës, ndërsa jashtë parlamentit vazhdonin protestat kundër masave të reja.

 

Protestuesit sulmuan me bomba molotov dhe me sende te forta forcat e rendit, ndërsa rreth 30 persona tentuan të hynin ne oborrin e parlamentit. Policia përdori gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese për të shpërndarë protestuesit. Një person u arrestua dhe dy te tjere u shoqëruan ne komisariat.

 

Reklamë

Njera nga kabinat e njohura të rojeve të gardës para parlamentit, u përfshi nga flakët. Incidentet filluan në kohën që para deputetëve po fliste kryeministri Aleksis Tsipras. Kryeministri grek insistoi se marrëveshja e arritur javët e fundit me kreditorët ofron një mënyrë për të dalë nga kriza.

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë