Greqia raportoi 2 viktima të tjera kete te shtune nga koronavirusi. Njëri prej viktimave një 76 vjeçar, biznesmen dhe shkencëtar i biomjekësisë në vendin fqinj.

Ai humbi betejën me sëmundjen në spitali për shkak edhe të sëmundjeve ë tjera shoqëruese, si hipertensioni.

Deri më tani nga koronavirusi kanë humbur jetën 110 persona në vendin fqinj. Vetem 29 nga totali i viktimave jane gra. Mosha mesatare e viktimave ne Greqi eshte 74 vjec ndersa 90% e tyre kishin pasur edhe nje semundje tjeter bashkeshoqeruese.

Ndërsa numri i të infektuarve ne Greqi është rritur në 2,235.

Kryeministri Kiriakos Mitsotakis tha se është i sigurt që Greqia do ta kapërcejë krizën e shkaktuar nga Covid 19, dhe se pasojat ekonomike do të jenë të përkohshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *