E enjte, 17 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Greqi, kërkohet interpelancë me Kotzias

Ilustrim · Vizion Plus

 

18 deputete te partisë opozitare ne Greqi, “Demokracia e Re”, kanë kërkuar interpelancë me ministrin e Jashtëm Nikos Kotzias në Parlamentin grek, në lidhje me deklaratat e bëra nga ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe Maqedoni, gjatë një interviste te fundit në kanalin televiziv “SKAI”.

 

Ne letrën e firmosur nga 18 deputetet drejtuar Kuvendit, theksohet se Kamenos, njëkohësisht kryetar i partisë “Greket e Pavarur” ka shprehur disa pikëpamje ne lidhje me zhvillimet e fundit ne Ballkan, qe sipas ligjvënësve te opozitës, bien ndesh me parimet e politikes se jashtme te Greqisë.

 

Deputetet konservatore ndalen ne veçanti ne tre qëndrime te Kamenos, per te cilat kërkojnë saktësim nga ana e ministrit te jashtëm.

 

Garanci për Perëndimin është krijimi i një harku kristiano-ortodoks në rajon.

 

Në Shkup është mese e qartë se shumica e popullsisë janë shqiptare.

 

Të mos pranohet fjala “Maqedoni” në emërtimin e ri të fqinjit verior të Greqisë.

 

Deputetet opozitare kërkojnë qe ne kushtet e zhvillimeve te fundit ne Ballkan, politika e jashtme greke duhet te shërbejë si stabilizuese dhe jo për t’i hedhur benzine zjarrit.

 

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh