E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Greqi, kërkohet hapja e pikës kufitare në Qafë-Botë

Këshilli Bashkiak i Igumenicës i ka bërë një kërkesë zyrtare ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi, që të hapë doganën e Mavromatit (Qafë-Botë).

Këshillit Bashkiak i Igumenicës, ka ngritur shqetësimin se mbyllja e kësaj pike kufitare, krijon dëme në ekonominë e zonës.

Çështja u ngrit gjatë mbledhjes së Këshillit Komunal të Igumenicësa nga Zv/Guvernatori Rajonal Thomas Pitoulis, i cili mori pjesë në takim.

Kryebashkiaku si Igumenicës Giannis Lolos, gjithashtu e karakterizoi rihapjen e Doganave si të domosdoshme.

Qeveria greke e ka mbyllur këtë pikë kufitare deri më 4 gusht.

Vazhdo të lexosh

Reklamë