Subscribe

Një anije me 410 tonë eksploziv është bllokuar në portin e Iraklios në Kretë nga autoritetet portuale. Ne bordin e anijes Andromeda e cila vinte nga Turqia me destinacion Libinë, ishin tetë anëtarë të ekuipazhit, 2 ukrainas, 5 indianë dhe 1 shtetas shqiptar.

 

Anija  kishte flamur të Tanzanisë dhe u konstatua nga autoritetet greke, duke lundruar në ujërat e Kretës. Ndërkohë Menaxheri i kompanisë “Coasters Maritime” Theodhoros Relo, e cila ka në pronësi anijen ka deklaruar për një media lokale se “ne këto momente gjenden 410 tonë dinamit ne portin e Iraklios, i cili nuk ka eksperiencën e duhur për një sasi kaq të madhe lënde të rrezikshme.

 

Nëse ndodh ndonjë incident gjysma e qytetit do të shkretohet”, duke krijuar kështu panik në qytetin e Iraklios. Pas kontrollit të ngarkesës u konstatuan 29 kontejnerë me eksplozivë detonatorë dhe njëmbëdhjetë tanker te mbushur me lende te rrezikshme. Për këtë arsye, kapiteni i anijes “Andromeda” u urdhërua te ankorohej ne portin e Iraklios, i shoqëruar nga një anije patrullimi.

 

Nga hetimet paraprake u zbulua se kapiteni i anijes ishte udhëzuar nga pronari i saj për të ndryshuar rrugën për në portin e Libisë për të shkarkuar e të dorëzuar ngarkesën. Ne kete vend është e ndaluar shitja, furnizimi, transferimi ose eksporti, direkt e indirekt i pajisjeve per shkak te embargos. Anëtarët e ekuipazhi janë arrestuar. Rasti i ka kaluar Autoritetit Kompetent të Luftës ndaj Pastrimit të Parave dhe atij kundër Terrorizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *