Subscribe

Presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Junker në një vizitë në Athinë u takua me kryeministrin grek Aleksis Cipras, me të cilin diskutoi zhvillimet mbi daljen e Greqisë nga kriza si dhe zhvillimet e fundit rajonale.

 

Gjate konferencës së përbashkët per shtyp Cipras u shpreh se Greqia luan rol kyç në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

 

“Greqia ka luajtur rol kryesor kohet e fundit  në perspektiven europiane te vendeve te Ballkanit Perëndimor. Greqi është përpjekur të gjejë zgjidhje  dhe të ndërtojë iniciativa në Ballkan për zhvillimin e dialogut dhe mirëkuptimit me fqinjët tanë dhe zgjidhje për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Jemi shumë të vendosur për herë të parë të gjejmë një zgjidhje për emrin e ish-republikës Jugosllave të Maqedonisë, si dhe zgjidhje për perspektivën europiane të Shqipërisë.”

 

Më herët Junker u takua me presidentin grek Prokopis Pavlopulos, të cilit i shprehu bindjen për një të ardhme më të mirë të Greqisë.

 

 “Gëzohem në veçanti që kthehem në Greqi, të cilën e konsideroj atdheun tim të dytë. Këtu në Greqi lindi ideja e demokracisë dhe u zhvillua mendimi europian. Edhe në momentet më të vështira për këtë vend, kam pasur besim te populli grek. Për asnjë çast të vetëm nuk kam menduar se Greqia do të dilte nga Eurozona.” 

 

Zyrtari i lartë i komisionit europian shoqërohet ne vizitën e tij ne Athinë nga Komisioneri europian Dhimitris Avramopulos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *