E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Greqi, identifikohen shqiptarët përdhunues

Policia greke ka publikuar identitetin dhe fotografitë e dy shqiptarëve,  të cilët akuzohen për përdhunimin e një gruaje për 12 orë në sy të nënës së saj në Athinë.

 

Ngjarja ka ndodhur një vit më parë në banesën e dy grave.  Prokuroria ka ngritur akuzën ndaj shqiptarëve për veprat penale të grabitjes dhe përdhunimit në bashkëpunim. Sipas njoftimit të policisë greke bëhet fjalë për te rinjtë Donald Sina 25 vjeç dhe Sokol Krasniqi 27 vjeç.

 

Përdhunimi i 46-vjeçares është kryer në banesën e saj, pasi ata kishin hyrë për të vjedhur. Të dy shqiptarët ishin fqinjë të grave: ata i kishin ndjekur veprimet e tyre, pasi ishin kthyer në shtëpi nga banka.

Vazhdo të lexosh

Reklamë