“Media nuk është një degë e thjeshtë  e ekonomisë. Ajo është një shtyllë e rendesishme në Greqi e cila garanton informimin e saktë të qytetarëve. Ndryshe nga perhapja e rremujshme e lajmeve të rreme, mediat i shërbejnë interesit publik”.

 

Keshtu nis letra te cilen Unioni i Gazetarëve në Greqi i ka drejtuar kryeministrit Kiriakos Micotaqis. gazetarët në vendin fqinj I kërkojnë qeverisë t’i përfshijë në listen e subvencionimeve.

 

UNIONI I GAZETARËVE GREKË

Qeveria greke të heqë masën e pezullimit të kontratave të punës, e cila, për fat të keq, është duke u përdorur në mënyrë abuzive nga shumica e punëdhënësve dhe të procedojë me një subvencion të përgjithshëm.

 

Gjithashtu Unioni i Gazetarëve kërkon shpërndarje të barabartë të fondit prej 11 milionë euro për reklamat qeveritare në lidhje me koronavirusin.

 

UNIONI I GAZETARËVE GREKË

Ne I bëjmë thirrje qeverisë  për shpërndarje të barabartë dhe transparente të shpenzimeve për reklama për trajtimin e pandemisë, në mënyrë që të gjitha mediat të mund të mbështeten dhe të vijojnë funksionimin, për të mirën e informacionit dhe mbajtjen e vendeve të punës në  kete industri të rëndësishme.

 

Gazetarët apelojne per zbatimin sa me pare të këtyre masave. Unioni zotohet se do të trajtojë çdo shprehje të arbitraritetit të punëdhënësit si dhe rithekson që nuk do të pranojë që punonjësit e mediave të paguajnë pasojat e pandemisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *