E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Greqi, bllokohen trupat shqiptare

Një autokolonë e përbërë nga mjete të ushtrisë shqiptare, që udhëtonte drejt Rumanisë për një stërvitje të NATO-s qëndroi e bllokuar për disa orë në territorin grek. 20 automjete dhe dy autobusë me forca ushtarake u ndaluan nga nje grup protestuesish të partisë Komuniste Greke, pjesë e të cilit ishin edhe dy deputetë të kësaj force. Ata bllokuan rrugën që lidh Kozanin me Verian në veri të Greqisë, duke mos lejuar kalimin e trupave shqiptarë, që do të merrnin pjesë në stërvitjen “Noble Jump”.

 

Pas disa orësh bllokimi dhe me ndërhyrjen edhe të forcave të policisë situata është qetësuar dhe trupat kanë kaluar nga një tjetër rrugë për të mbërritur në Rumani.

 

Reklamë

Protestuesit kërkonin që karvani të kthehej mbrapsht drejt Shqipërisë. Ata mbanin në duar parulla ku shkruhej “Vrasës të NATO-s, kthehuni në shtëpi”, “Vrasës të popullit”.  Lëvizja e forcave ushtarake ishte paralajmëruar më parë dhe ka vijuar normalisht gjatë ditëve të fundit, ku në territorin grek kanë kaluar forca nga thuajse të gjitha vendet perëndimore, anëtare të NATO-s.

 

Komunistët grekë kërkojnë daljen e Greqisë nga NATO, mbylljen e bazave të NATO-s në territorin grek dhe kthimin e trupave greke nga misionet jashtë vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë