E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Bota

Greqi, afganët sistemohen në kampe pritjeje

Pas situatës se tensionuar ne kufirin verior me Maqedoninë, ku kishin mbetur te bllokuar rreth 6 mije emigrante afgane, ketë te marte ka ndërhyre policia greke. Ajo ka larguar me autobusë refugjatet, te cilët nuk janë lejuar te kalojnë ne territorin maqedonas per te vijuar me pas udhëtimin ne te ashtuquajturin korridor ballkanik drejt Europes Veriore. Shkaku i ndalimit është se ata nuk vijnë nga Siria. Pas përplasjeve me policinë maqedonase, emigrantet bllokuan shinat e trenit ne piken e kalimit kufitar ne Idomeni dhe me ndërhyrjen e autoriteteve greke u transferuan ne qendrat e pritjes ne Greqi. Por edhe emigrantet afgane qe kane kaluar ne token maqedonase nuk janë lejuar te kalojnë ne Serbi. Ky efekt domino ka shqetësuar Greqinë, e cila përballet çdo dite me fluks te larte refugjatesh. Qeveria greke ka vendosur te strehoje 50 mije emigrante te tjerë dhe te negocioje serish me BE per te menaxhuar situatën. 5 ish-kampe te ushtrisë do te kthehen ne qendra per refugjatet ne zonën qe lidh portin e Pireut me Idomenin.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë